
Nis vaksinimi anti-poliomielitit në Afrikë
Aksioni për të vaksinuar më shumë se 9 milionë fëmijë kundër poliomielitit është nisur këtë javë në katër vende në Afrikën jugore dhe lindore, pasi një shpërthim infektimesh në Malavi, qytet i Afrikës Jugore.
Fushata urgjente e vaksinimit ka nisur në Malavi, ku pikat e vaksinimit po vendosen në gojën e fëmijëve në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin, Lilongwe, dhe qytetin më të madh të vendit, Blantyre.
Fushata e vaksinimit do të zgjerohet të enjten për të përfshirë vendet fqinje të Mozambikut, Tanzanisë dhe Zambisë, sipas UNICEF-it që po punon me qeveritë dhe partnerët e tjerë.
Tre raunde të tjera vaksinash do të pasojnë në muajt e ardhshëm me synimin për të arritur më shumë se 20 milionë fëmijë.
“Ky është rasti i parë i poliomielitit të egër i zbuluar në Afrikë për më shumë se pesë vjet dhe UNICEF po punon ngushtë me qeveritë dhe partnerët për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar virusin në gjurmët e tij,” thotë Mohamed M. Fall, Drejtor Rajonal i UNICEF-it për Afrikën Jugore dhe Lindore.
“Poliomieliti përhapet shpejt dhe mund të vrasë ose të shkaktojë paralizë të përhershme,” tha ai.
UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerë të tjerë të Iniciativës Globale për Çrrënjosjen e Poliomielitit po mbështesin qeveritë me përpjekjen e vaksinimit pasi u konfirmua në shkurt se një vajzë trevjeçare ishte paralizuar nga virusi i egër në kryeqytetin e Malavisë.
Njerëzit më së shpeshti preken nga poliomieliti kur pinë ujë të kontaminuar nga feçet e dikujt që mbart virusin. Fëmijët nën moshën pesë vjeç dhe ata që jetojnë në zona me kanalizime të dobëta janë më të rrezikuarit.
“Një përgjigje rajonale është jetike pasi poliomieliti është jashtëzakonisht ngjitës dhe mund të përhapet lehtësisht ndërsa njerëzit lëvizin përtej kufijve,” thotë Mohamed M. Fall.
“Nuk ka kurë për poliomielitin, por vaksina i mbron fëmijët për gjithë jetën. Ne po punojmë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerë të tjerë për t’u siguruar që prindërit, si dhe udhëheqësit e komunitetit dhe fetar, të dinë se sa e rëndësishme është që çdo fëmijë të marrë vaksinën e tyre.”
UNICEF ka siguruar më shumë se 36 milionë doza të vaksinës së poliomielitit për dy raundet e para të imunizimit të fëmijëve në Malavi, Mozambik, Tanzani dhe Zambi.
Në Malavi, UNICEF-i po instalon 270 frigoriferë të rinj vaksinash dhe po shpërndan 800 pajisje monitorimi të temperaturës në distancë dhe bartës vaksinash. Në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, UNICEF ka trajnuar 13 500 punonjës shëndetësorë dhe vullnetarë, 34 oficerë të promovimit të shëndetit në distrikt dhe 50 udhëheqës fetarë.
Në Mozambik, UNICEF ka blerë 2 500 bartës vaksinash dhe po ndihmon me shpërndarjen e shpejtë të vaksinave nga dyqanet kombëtare në ato provinciale. UNICEF po mbështet gjithashtu trajnimin e 33 000 mbikëqyrësve dhe punonjësve shëndetësorë për menaxhimin e vaksinave dhe ndryshimet sociale dhe të sjelljes, si dhe trajnimin e gazetarëve, shpërndarjen e materialeve të komunikimit dhe transmetimin e spoteve në radio dhe TV për të mbështetur fushatën e poliomielitit.
Në Tanzani, UNICEF ka trajnuar më shumë se 2 000 punonjës shëndetësorë, 5 128 mobilizues socialë dhe 538 punonjës të qytetit dhe ka lehtësuar prokurimin e 3 000 bartësve të vaksinave, që pritet të dorëzohen në prill 2022 për t’u përdorur në fushatat e ardhshme.
Në Zambi, më shumë se 200 trajnerë po trajnojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor në nivel provincial dhe qarku, me mbështetjen e UNICEF-it dhe partnerëve. Zyrtarët e qarkut janë trajnuar për mbikëqyrjen e poliomielitit, në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.