
Nis pelegrinazhi i Malit të Tomorrit
Sot nis pelegrinazhi i Malit të Tomorrit që do të zgjasë për një javë.
Policia e Beratit ka njoftuar lidhur me planin e masave, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë këtij pelegrinazhi.
“Objektivat: Parandalimi i aksidenteve rrugore, garantimi i qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimi i rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, pelegrinazh i cili do zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht 2023″.