
Nis lufta me raketa në Ukrainë
Rusia ka filluar sulmin ushtarak me raketa në Donbas të Ukrainës. Mëngjesin e të enjtes u raportuan shpërthime pranë zonave të banuara në Kiev nga lëshimi i raketave.
Moska zyrtare thotë se nuk është sulm por një operacion ushtarak, që synon bazat ushtarake dhe forcat ajrore të preçizionit të lartë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë të qetë në shtëpi.
Presidenti i SHBA-ve ka reaguar duke thënë se bashkë me aleatët po caktojnë përmasat e plota të sanksioneve në përgjigje të sulmit rus. P
residenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se veprimet vijnë si përgjigje të kërcënimeve ndaj Rusisë, dhe se në të vërtetë nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën.
NATO pritet të mblidhet në mënyrë urgjente.