AlbanianEnglish

Nis kthimi i emigrantëve

Që prej javës së kaluar ka nisur rikthimi i emigrantëve drejt vendeve të tyre të punës dhe banimit në Itali. Nga të dhënat zyrtare pranë portit të Durrësit, rezulton se gjatë javës së kaluar janë përpunuar mbi 60 mijë udhëtarë, prej të cilëve rreth 44 mijë në dalje dhe 16 mijë në hyrje.

Ndërkohë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë larguar nëpërmjet portit të Durrësit 5145 persona dhe mbi 1300 mjete

.Për përballimin e fluksit policia kufitare dhe autoriteti portual po punon me kapacitete të shtuara në mënyrë që të shmanget koha e pritjes së përpunimit.Ndërkohë linjat detare ashtu si në fluksin e ardhjes edhe tani kanë dyfishuar lundrimet mes brigjeve të Barit dhe Durrësit.

You don't have permission to register