Nis eventi Tibo 360° plot emocione dhe surpriza në Sheshin Nënë Tereza

Prej orës 10:00 ka nisur në “Sheshin Nënë Tereza” eventi festiv i fundvitit “TIBO 360°”.

Eventi i parë i këtij lloji të tij organizuar nga TIBO dhe partnerët e saj ka filluar me plot surpriza dhe emocione, sidomos për fëmijët.

Me animatorë socialë, ekuilibristë, performanca nga cirku, dhe plot mundësi për argëtim në lojëra si pingpong, Play-Station, Go-Cart etj, shumë familje kanë zgjedhur sot të kalojnë kohë me fëmijët e tyre në eventin “TIBO 360°”.

Stendat e ngritura ofrojnë ushqim dhe pije falas për të gjithë pjesëmarrësit e aktivitetit që nuk ka të mbaruar.

Eventi “TIBO 360°” vijon deri në mbrëmje në 23:00 duke kulmuar sigurisht me koncertin festiv ku janë të ftuar komedianët e Ngop Media dhe plot këngëtarë të njohur si Anxhela Peristeri, Majk, Ronela Hajati e Dafina Zeqiri.

Gjatë koncertit do të shpallen edhe fituesit e “Mega Shorteut” që përfshiu abonentët TIBO në garën promocionale për shumë çmime si bileta për të parë Serie-A, udhëtime për pushime, produkte teknologjike, produkte kozmetike si dhe çmimi i madh një makinë.

Çfarë pret! Merr shokun, shoqen, apo të afërmit dhe eja në sheshin “Nënë Tereza” të festojmë së bashku.