Nis Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues

Ka nisur në të gjithë vendin Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues. Procesi po kryhet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Ai thotë ndër të tjera se në census ka edhe dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës dhe biodiversitetit.

“Kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat”, shkruan ai.