Nis bojkoti i seancave në gjyqe nga avokatët

Avokatët kanë vendosur bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore. Bojkoti nis nga dita e sotme deri ditën e premte, duke përfshirë të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Protesta e tyre është kundër hartës së re gjyqësore e cila është miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor e nga ky shkrihen 18 gjykata.

Këshill i Lartë Gjyqësor  e cilëson këtë vendimmarrje të duhur për shkak të vakancave të shtuara në sistemin gjyqësor.

Nga ana tjetër, trupa e avokatëve thotë se u mohohet aksesi në të drejtat themelore të qytetarëve.

Ata deklarojnë se vendimi u morr pa marr parasysh kërkesat e tyre.

*Tibo News.