Nintendo ul pritshmëritë e saj mbi shitjet

Kompania e videolojërave Nintendo ka ulur pritshmëritë e saj për shitjet me gati 10% pasi mungesa mikroçipave në tregjet e furnizimeve ka kufizuar prodhimin.

Megjithatë kompania ka rritur pritshmëritë e saj vjetore përsa i përket fitimeve neto pasi Yeni japonez ka pësuar një rritje të ndjeshme në tregjet financiare.

Firma japoneze, e cila fiton rreth 80% të të ardhurave të saj nga jashtë vendit pret që fitimi i saj neto të arrijë në 2.73 miliardë dollarë deri në muajin mars të vitit tjetër.

Parashikimet paraprake për shitjen e lojërave si “Super Mario Bros” dhe “Legend of Zelda” ranë nga 21 milionë njësi në 19 milionë njësi.

Presidenti i kompanisë është shprehur së fundmi se ka shpresë për rritjen e prodhimit pasi industria e mikroçipave ka nisur rikuperimin.

Loja e fundit e lançuar nga Nintendo e quajtur “Splatoon” solli shitjet më të larta të regjisturara ndonjëherë në kompani për një videolojë me 3.45 milionë njësi.

Shitjet në kompani u rritën përgjat tremujorshit të fundit me 11%.

*TiboNews