
Nintendo do të sjellë “Call of Duty”
Microsoft do të sjellë videolojën “Call of Duty” në paisjen e lojërave Nintendo.
Shefi ekzekutiv i Microsoft dhe lajmin se kjo videolojë do të jetë për 10 vite pjesë e platformës së lojërave nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.
Megjithatë kjo lëvizje e Microsoft pritet të ngjallë debate pasi kompania njoftoi se do të blinte këtë lojë në Janar për 69 miliardë dollarë.
Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA mund të ngrejë një padi që të ndalojë Microsoft për të blerë videolojën pasi sipas tyre diçka e tillë dëmton konkurrencën e shëndetshme.
Sony mbetet kompania më e shqetësuar nga kjo lëvizje pasi blerja e videolojërave nga rivali I saj mund të dëmtojë shitjet e kompanisë.
Megjithatë Microsoft është i vendosur të luftojë që të zgjerohet në tregun e videolojërave dhe gjithashtu të mbajë ekskluzivitetin e “Call of Duty”.
Mes shqetësimeve të Sony për humbjen e të drejtës për ta ofruar këtë videolojë në PlayStation, kompania Microsoft i ka afruar asaj mundësinë që ta përdorë lojën për 10 vitet e ardhshme.
*TiboNews