
Nikoleta Vokrri, artistja që drejton klasën e saj të muzikës në SHBA
Që prej fëmijërisë Nikoleta Vokrri ishte e apasionuar pas muzikës ndërsa këtë gjë do ta konkretizonte me studimet e saj për kanto.
Pasi studioi në konservatorin e bolonjës ku u diplomua me notat maksimale, rrugëtimin do ta kishe më të gjatë këtë herë drejt Amerikës.
Nikoleta është fokusuar tek muzika klasike ndërsa pak më shumë tek ajo popullore për të qenë sa më afër dhe publikut.
Për të nuk ka qenë e lehtë lëvizja drejt amerikës, por këtë e quan një sakrificë për të plotësuar ëndrrat e saj.
Në asnjë vend nuk është e lehtë për një emigrant sidomos kur muzika këkron dhe një investim të madh. Me shume durim dhe punë ia arrin shprehet Nikoleta.
.