
Nike shton shitjet përgjatë tre mujorit të fundit
Kompania e veshjeve sportive Nike ka raportuar rritje të fitimeve të saj në tremujorin e fundit duke arritur të mbyll vitin me një bilanc pozitiv.
Pasojat e post-pandemisë dhe lufta në Ukrainë sollën inflacion në ekonominë globale dhe kjo gjë frenoi konsumatorët në shpenzimet e tyre.
Shitjet në Amerikën e Veriut pësuan një rritje me 30% si pasojë e personave të cilët zgjodhën të blinin dhuratat e tyre të Krishtlindjeve më herët.
Rritja e performancës së kompanisë lidhet edhe me promocionet e shumta që Nike ka ofruar përgjatë këtij viti për blerësit.
Parashikimet e analistëve ishin që Nike të arrinte shitje prej 12.5 miliardë dollarësh ndërkohë që shifra që arriti kompania ishte 13.3 miliardë me një rritje shitjesh prej 17%.
Aksionet e Nike në bursat ndërkombëtara kanë shënuar përgjat vitit 2022 një rritje me 13% duke arritur kështu edhe rezultatet më të mira në 10 vitet e fundit.
*TiboNews