
Nike ndërpren bashkëpunimin me basketbollistin e njohur
Nike ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin Kyrie Irving, pasi ky shpërndau një dokument antisemitik në Twitter.
Ylli i Brooklyn Nets është pezulluar përfundimisht nga kontrata që kishte me gjigandin e veshjeve sportive, që anuloi promovimin e modelit të atleteve Irving.
Shtatë herë basketbollisti i “All Star” u përball me kritika të rënda pasi promovoi një dokumentar të vitit 2018 në Twitter dhe më vonë e justifikoi postimin.
Irving u pezullua për tetë ndeshje nga Nets pasi ai nuk u distancua plotësisht prej dokumentarit në dy raste.
Që atëherë ai është rikthyer për të luajtur për Nets pasi e fshiu postimin dhe kërkoi falje, duke thënë se kishte qenë në një “periudhë mësimi” dhe nuk ishte antisemitik.
Adidas gjithashtu i dha fund partneritetit të saj me Kanye West, pas një sërë komentesh antisemite nga reperi gjatë muajit tetor.
Organizata Amerikane Anti-Shpifje tha se vitin e kaluar pati numrin më të madh të incidenteve antisemite në SHBA që kur mbikëqyrësi i racizmit filloi të mbledhë të dhëna 40 vjet më parë.
Kjo qasje në rritje, e vënë re si prirje negative në shoqërinë amerikane ka shqetësuar autoritetet.
Shtëpia e Bardhë tha këtë javë se do ta trajtojë rritjen e antisemitizmit në një tryezë të rrumbullakët me udhëheqësit hebrenj.
*Tibo News.