
Nick Cannon baba për herë të 10-të
Komediani i njohur, Nick Cannon, ka zbuluar se partnerja e tij, Brittany Bell është shtatzënë dhe do ta bëjë atë baba për të 10-ën herë.
Aktualisht, dy partneret e tij janë shtatëzënë paralelisht.
Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, djalin Golden, i cili lindi në 2017-ën dhe vajzën, Poëerful Queen, e cila lindi në 2020-ën.
Nick postoi një video në Instagram, ku shihet Bell duke qeshur në një set fotografik. Në mbishkrimin e postimit shkruhej: “Koha ndali dhe kjo ndodhi”. Ndjekësit supozuan se familja do të shtohet me një djalë sepse u përdor hashtagu #SonRise.