Ngrohja globale, zanafilla dhe prirja për përkeqësim

Zanafilla e ngrohjes globale ka qenë vetë natyra si një fenomen i ardhur kryesisht nga ndryshimet gjeologjike të ndodhura për miliona vjet.

Ndryshimet gjeologjike të Tokës nxitën formimin e atmosferës, e cila përthith rrezet infra të kuqe dhe ruan temperaturën. Pa atmosferën që formon njëfarë mburoje Toka do kishte temperatura të ulëta deri në -18 gradë celsius dhe do ishte e pa-jetueshme.

Mirëpo ky proces thuajse në ekuilibër natyror është destabilizuar nga emetimet e shtuara në atmosferë të gazrave si dioksidi i karbonit, metani apo oksidi i nitratit. Shkencëtarët kanë vënë re se ky destabilizim ka nisur 130 vitet e fundit pasi emetimet janë shumëfishuar duke nxitur efektin e ngrohjes me të paktën 0.85 gradë celsius.

Prej vitit 1750 aktiviteti njerëzor pas të ashtuquajturit revolucion industrial ka shtuar dioksidin e karbonit deri në 2 miliardë tonë në vit.

Hamendësohet se me këtë ritëm deri në vitin 2100 temperaturat mund të ngrihen me 4 gradë të tjera.

Përveç industrisë dhe djegies së hidrokarbureve, agrikultura dhe shpyllëzimi masiv kanë shtuar 10-40% efektet e ngrohjes pasi bimësia mundet të përthithë dhe filtrojë dioksidin e karbonit.

Ndikimi ka qenë i dukshëm me thatësira, rritje të nivelit të detit si pasojë e shkrirjes së akullnajave, acidifikimi i ujërave të oqeaneve dhe zhdukje e disa lloje gjallesash.

Për këtë pasojat e ngrohjes globale konsiderohen të pakthyeshme nëse nuk reagohet në kohë/Tibo News.