
Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për linë e majmunit në Shqipëri
Ditën e sotme në Ministrinë e Shëndetësisë është mbledhur Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e Lisë së Majmunit, pasi kjo sëmundje u shpall emergjencë globale nga OBSH.Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se komiteti do të punojë për të monitoruar dhe për të ndjekur planin e masave që po hartohet nga ISHP.
Ministrja shtoi se në ISHP kanë mbërritur 3250 teste për identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infetive në ISHP, Silva Bino tha se ISHP ka bërë deri tani përgatitje laboratorike dhe ka kapacitet për ta identifikuar virusin.