
Ngrica nga i ftohti, parashikimi i motit për sot
Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku edhe të hënën deri në orët e mesditës pritet që një pjesë e mirë e territorit të jetë në dominimin e kthjellimeve.
Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.
Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të ngricave në akset rrugore Veriore dhe Lindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
*Tibo News