Ngjasonte me svastikan e nazismit, emoji i Binance trazon kompaninë

Kompania e shkëmbimit të kriptomonedhave Binance u detyrua të tërhiqte një emoji të ri, pasi përdoruesit e Twitter-it thanë se ngjante me simbolin e Nazismit, svastika.

Ai shkroi në Twitter se situata ishte “shumë e turpshme” dhe hodhi poshtë dizajnin e emojit. Binance tha se po bënte një të ri.

Binance tha se nuk ishte i sigurt se si dizajni kaloi disa etapa shqyrtimi.

Emoji – ose hashflam – paraqiste një katror të artë me katër krahë në formë “L-je” që të kujtonin krahët e svastikës.

Hashflag-ët janë emoji të cilat shtohen automatikisht kur një përdorues i Twitter poston hashtage të caktuar.

Twitter tarifon markat për përdorimin e tyre, dhe sipas publikimit të tregtisë Adweek, disa marka kanë paguar shtatë shifra për funksionin.

Binance fshiu postimet në Twitter me hashflag, ashtu si edhe Changpeng Zhao, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i kompanisë.

Ndërsa svastika është një simbol i lashtë që i paraprin ngritjes së fashizmit, ajo ishte simboli i Gjermanisë naziste. Svastikat vazhdojnë të përdoren edhe nga ekstremistët e djathtë.