
Ngjarjet kulmore të ditës së tretë të luftimeve Rusi-Ukrainë
Rusia nisi në ditën e tretë një pushtim ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës, pasi Presidenti Vladimir Putin i kërkoi ushtrisë së Kievit të heqë armët.
SHBA, BE dhe aleatët perëndimorë kanë ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë, duke synuar bankat, rafineritë e naftës dhe eksportet ushtarake.
Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenskiy u zotuar se nuk do të dorëzohet dhe do të vazhdonte të luftonte për të mbrojtur e vendit.
TiboNews liston momentet kryesore të ditës së tretë të pushtimit rus në Ukrainë:
- Beteja për Kievin
Forcat ruse filluan sulme të koordinuara me raketa dhe artileri në qytetet e Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kiev.
- Rusia urdhëron pushtim me shtrirje më të gjerë
Rusia urdhëroi trupat e saj të përparonin “në të gjitha drejtimet”, ndërsa godiste ushtrinë ukrainase me raketa.
- Rezistencë e fortë
Ushtria amerikane tha se gjysma e trupave pushtuese të Rusisë ishin brenda Ukrainës, por po ngadalësohet nga rezistenca e ashpër Ukrainës. Presidenti Zelenskiy pretendon se trupat e tij kanë “shkatërruar” planin e madh rus.
- Civilët kundër tankeve
Qytetarët civilë, të cilët nuk kanë mbajtur kurrë në jetën e tyre një armë, luftojnë me tanket ruse.
- Të vdekur në rrugë
Një civil i vdekur u pa i shtrirë në trotuar në qendër të Kievit. Mjekët po ndihmonin një burrë tjetër, makina e të cilit u shtyp nga një automjet i blinduar.
- Goditet banesa të larta në Kiev
Kryetari i bashkisë së Kievit tha se një raketë ka goditur një ndërtesë apartamentesh.
- Shtetrrethimi i Kievit
Krye bashkiaku i Kievit zgjati një shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00-08:00 të mëngjesit.
Presidenti Zelenskiy publikoi në mëngjes një video të vetë-xhiruar nga qendra e Kievit duke thënë: “Unë jam këtu. Kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto.”
- Sulmet me raketa lundrimi
Rusia bombardoi infrastrukturën ushtarake të Ukrainës me raketa.
- 198 qytetar të vdekur
Autoritetet e Ukrainës thane se 198 civilë, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga forcat ruse.
- Franca zbulon një anije mallrash që po shkonte drejt Rusisë
Forcat detare franceze bllokojnë një anije mallrash të ngarkuar me makina që po shkonte për në portin e qytetit, Shën Petersburg.
- Udhëheqësi çeçen thotë se forcat e tij janë dislokuar në Ukrainë
Ramzan Kadyrov ka thënë se luftëtarët çeçenë ishin vendosur në Ukrainë dhe ai u kërkoi ukrainasve të rrëzonin qeverinë e tyre.
- Ndihma e SHBA për Ukrainën – 950 milionë dollarë
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një memorandum për të ofruar deri në 600 milionë dollarë “ndihmë të menjëhershme ushtarake” Ukrainës. Më pas ai miratoi një shumë tjetër shtesë prej 350 milion dollarësh.
- Gjermania dhe Holanda furnizojnë Ukrainën me antitanke
Gjermania do të furnizonte Ukrainën me 1000 antitanke dhe 500 raketa tokë-ajër. Qeveria holandeze do të furnizonte 50 armë antitank Panzerfaust-3 dhe 400 raketa.
- 115,000 refugjatë lufte
Qeveria e Polonisë deklaroi se nga fillimi i pushtimit rus 115,000 qytetarë kishin kaluar kufirin në Poloni nga Ukraina.
- Kremlini-mediave: Mos përmend “luftë” apo “pushtim”
Rusia urdhëroi mediat e saj të hiqnin raportimet që përshkruanin sulmin e saj si “sulm, pushtim ose shpallje lufte”.
- Gjermania paralajmëron përjashtimin e Rusisë nga sistemi bankar SWIFT
Gjermania thotë se po punon për përjashtimin e Rusisë nga sistemi bankar SWIFT pasi u kritikua ashpër për rezistencën e pakët në krahasim me sanksionet e vendeve të tjera evropiane.
- Rusia i kundërpërgjigjet sanksioneve
Rusia sekuestroi fondet e të huajve dhe kompanive të huaja në Rusi.
- Presidenti i Francës Macron i frikësohet luftës së gjatë
Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës, paralajmëron presidenti francez, duke thënë se ajo do të ketë “pasoja të qëndrueshme”.
- Kombëtarja e Polonisë nuk pranon të luaj ndeshjen me Rusinë
Polonia refuzon të luajë një ndeshjen play-off të Kupës së Botës 2022 me Rusinë e planifikuar të më 24 mars në Moskë. Vendimi i Kombëtares polake erdhi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Ato u shprehën: “Është koha për të vepruar”.