Ngjarje e pazakontë në SHBA, zhduken 6 anëtarë të një familje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku të paktën gjashtë persona, përfshirë dhe fëmijë janë zhdukur pas të shtënave me armë dhe rënies së zjarrit në një shtëpi në Pensilvaninë juglindore.

Prokurori i qarkut të Delaëare County, Jack Stollsteimer tha në një konferencë shtypi se oficerët e policisë iu përgjigjën një telefonate në orën 3:47 pasdite që një vajzë 11-vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri në një shtëpi në East Lansdoëne, Pa, në perëndim të Filadelfias.

Menjëherë pasi policia mbërriti në shtëpi, dy oficerë u qëlluan, tha Stollsteimer.

Ende nuk dihet se kush qëlloi policët. Më pas shtëpia u përfshi nga flakët, duke rritur frikën se brenda shtëpisë kishte njerëz. Sipas informacioneve, 6 deri në 8 persona rezultojnë të zhdukur.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes tragjike dhe numrin e saktë të personave që besohet që kanë qenë në shtëpi.