Ngjarje e pazakontë në Ekuador, i vdekuri zgjidhet kryetar bashkie

Në një qytet në Ekuador ka ndodhur diçka e pazakontë pasi është zgjedhur për kyretar bashkie kandidati Omar Menéndez,  të cilin e kishin vrarë me armë zjarri vetëm pak orë para se të nisnin votimet.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Puerto Lopez kur persona të armatosur hynë në zyrën elektorale të Menéndez dhe qëlluan ndaj të pranishmëve duke i marrë jetën kandidatit për kryebashkiak dhe një adoleshenti.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi, ndërkohë që nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar.

Zgjedhjet lokale në Ekuador u mbajtën të dielën pas një vale të përshkallëzuar krimi, lidhur me ndikimin në rritje të bandave kriminale të drogës në Ande.

Kjo nuk është hera e parë që një kandidat vritet. Dy javë më parë, një ngjarje e ngjashme u shënua në Salinas, ku kandidati Julio César Farachio u vra gjithashtu me armë zjarri, por që autori u arrestua.

M.H/ TiboNews*