AlbanianEnglish

“Ngjarja më e bukur sportive e vitit”, 700 ekipe sportive nga të gjitha shkollat në “Air Albania”

Po zhvillohet në në stadiumin “Air Albania” ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla “Festa Olimpike”. Në këtë projekt përfshihen 10,000 nxënës, 22,000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë. Të gjitha shkollat e vendit kanë ngritur 700 ekipe sportive me miratimin e “Strategjisë Kombëtare të Rinisë”.

Në ceremoninë e përurimit të 700 ekipeve po marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, Fidel Ylli dhe kryetarë të bashkive nga e gjithë Shqipëria.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Edi Rama e ka cilësuar ceremoninë e përurimit si një nga ngjarjet më të bukura sportive të vitit.

You don't have permission to register