Ngërçi për integrimin e Shqipërisë dhe RMV

Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister tha se PE vazhdon të bëjë thirrje për çeljen e negociatave, ndërsa e cilësoi dështim pengesën e krijuar nga vetoja bullgare që sipas tij është një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit Europian. Kryetari i Komitetit të Jashtëm të PE, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Të gjitha përpjekjet diplomatike po bëhen për të zhbllokuar procesin.