Ngacmimet nga interneti, Tirana e para për nga denoncimet

Ngacmimet përmes rrjeteve sociale kanë shkaktuar prej kohësh një problem serioz në Shqipëri dhe jo vetëm. Rezulton se Tirana është qyteti me më shumë denoncime kibernetike dhe vendin e dytë e zë Kuçova.

Borjana Dine nga Platforma Kombëtare për Internet të Sigurtë ka treguar për Klan se:

“Tirana vazhdon që të jetë qyteti në të cilin ka më shumë çështje dhe problematika të krimeve dhe ngacmimeve online. Ajo që na ka bërë përshtypje për 2023 ka qenë qyteti i Kuçovës, i cili renditet si qyteti i dytë me më shumë raportime, të shqetësimeve online”.

Ekspertët thonë se bullizmi po përhapet gjithnjë e më shumë. 1/3 e raportimeve nga të rinjtë janë për bullizëm nga online.

Ndërkaq një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 6 adoleshentë në Europë, kanë përjetuar ngacmim kibernetik, qoftë bullizëm apo dhunë psikologjike.