Nga zemra tek sheqeri në gjak, 4 arsye për të konsumuar kërpudhën

Kërpudhat nuk konsiderohen shpesh si superushqim, por studime të shumta kanë treguar se ato ofrojnë shumë benefite për shëndetin.

Përfitimet ndryshojnë në varësi të llojit të kërpudhës që konsumohet, por edhe llojet bazë të cilat mund të blihen lehtësisht në supermarket. Ato janë të mbushura me fibra, vitamina dhe minerale.

Yahoo Life liston katër përfitime shëndetësore që ofrojnë kërpudhat dhe mënyra se si t’i përfshijmë ato lehtësisht në dietë.

1-Parandalimi i rënies së aftësive kognitive. Sugjerohen dy porcione kërpudhë në javë,

2-Reduktim i rrezikut të prekjes nga kanceri, sidomos i kancerit në gji. Kërpudhat kanë antioksidantë të quajtur selenium. Këto antioksidantë ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet e radikaleve të lira duke ulur rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit dhe sëmundjet kardiovaskulare.

3-Ruan shëndetin e zemrës. Kërpudha përmban beta-glukan, një formë e fibrave dietike të tretshme që lidhen me shëndetin e zemrës dhe përmirësimin e nivelit të kolesterolit. Bashkë me selenin antioksidant ulin me 24 % rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës dhe ruajnë shëndetin e saj në afatgjatë.

4-Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak. Kërpudhat ndihmojnë në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës dhe ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo ndihmon kryesisht ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Kërpudhat gatuhen lehtë me pak vaj ulliri, hudhër, kripë dhe piper. Mund të bashkojmë disa erëza të tjera për t’i dhënë më shumë shije teksa i kapërdijmë në tigan për disa minuta. Gjithashtu mund ta përfshijmë në omletë.