AlbanianEnglish

Nga sot, kush kapet duke tregtuar qese plastike njëpërdorimëshe gjobitet

Nga dita e sotme kushdo që kapet duke tregtuar qese plastike njëpërdorimëshe do të gjobitet.

Ndëshkimi financiar për shkelësit varion nga 500 mijë deri në 1.5 mln Lekë.

Fillimisht nëse do konstatohet që një subjekt përdor qese që nuk është shumëpërdorimëshe sipas parametrave të reja, do të ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike të ndaluara.

Në rast se konstatohet për herë të dytë e njëjta shkelje, do të gjobitet me 1 milion lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike.

Nëse i njëjti subjekt rikontrollohet dhe gjendet po e njëjta shkelje, ndëshkohet me 1.5 milionë lekë gjobë, sekuestrim të qeseve plastike dhe propozim për revokimin e lejes apo licencës me të cilin zhvillon aktivitetin ekonomik.

*Tibo News

You don't have permission to register