Nga Kurbini delegat rinor në OKB, Diogjen Kolici tregon pasionin e tij për politikën

Diogjen Kolici, 24 vjeçari i cili aktualisht vazhdon studimet master për arkitekturë duket sikur e ka zgjedhur rrugën që do e shoqërojë për një kohë shumë të gjatë, një rrugë e cila ka pasur iniciativa serioze, lokale e kombëtare që nga mosha 17 a 18 vjeçare, megjithatë e gjitha kjo ka nisur më herët.

Në një intervistë me Tibo News, Diogjeni tregoi pasionin e kahershëm për politikën dhe iniciativat që ndërmori ndër vite.