
Nga i pastrehë në shqiptarin më të suksesshëm në Londër
Tony Jeton Selimi, konsulent biznesi dhe VIP-sh, strategjist i jetës, autor bestseller, speaker, krijues, fitues i disa çmimeve globale dhe trajner i specializuar në sjelljen njerëzore dhe maksimizimin e potencialit njerëzore e të biznesit.
Jetën e tij ai e përshkruan si një udhëtim transformues dhe jashtëzakonisht frymëzues. Lindur në Gostiva në Maqedoninë Veriore, si një feniks që ngrihej nga hiri, Tony shkoi drejt Londrës, duke i mbijetuar një luftë civile, duke përjetuar një krizë identiteti. Por pas kësaj ai do të arrinte të diplomohej në një nga universitetet më të mira inxhinierisë në Britani të Madhe, duke u ngjitur në shkallën e korporatave, dhe duke u bërë një spiker TEDX i njohur ndërkombëtarisht me mbi një milion shikues, mbi njëzet herë autor bestseller.
Pavarësisht nga sfidat e shumta me të cilat u përball, ai ka ndjekur pa pushim thirrjen e zemrës së tij për të shkruar shumë libra bestseller, për të krijuar dhe për t’u paraqitur në filma dokumentarë të vlerësuar me çmime, për të konsultuar dhe për të trajnuar dhe ndihmuar në mbarë botën liderë, politikanë, pronarë biznesesh dhe njerëz të famshëm.
Ai udhëton në botë duke ndihmuar njerëzit nga të gjitha profesionet dhe bizneset nga të gjithë sektorët e tregut te krijojnë qartësinë, planin, dhe strategjinë për ti realizuar qëllimet e tyre. Tony është krijuesi i ‘Living My Illusion – The Truth Hurts” – e vërteta dhemb, dokumentarin qe fitoj afër 20 çmime botërore, dokumentarit te ri qe kishte premierën ne Hollywood, “The Truth About Reading.
Tony është nderuar me çmimin Quilly® të njohur në botë për arritjen e njëzet listave më të shitura të Amazon për dy librat e tij, të cilët i shruajti gjatë kovidit. Ai është fituesi i argjendtë i shpërblimit të librit letrar 2022, fitues i çmimit të librit të medias kryesore, New York City Big Book Award, Readers’ Favourite Winner, dhe Hollywood Quilly® Aëard për librat The Unfakeable Code® dhe A Path to Excellence.