
Nga Harry Potter te Game of Thrones, ja sekretet e roleve
Sot, ndër fushat më të lëvruara është edhe aktrimi.
Pak nga njerëzit e talentuar në këtë fushë arrijnë të fitojnë rolet e rëndësishme me famë mbarë botërore.
Në ekran ne shikojmë vetëm anën pozitive të këtij arti dhe profesioni, por jo gjithçka është vetëm në ato korniza.
Kjo sepse, në fund të fundit, aktrimi ka shumë ulje-ngritje, ashtu si çdo punë tjetër.
Disa aktorë i kanë zbuluar disa nga “sekretet” që fshiheshin pas roleve të tyre.
Aktori duhej t’i lyente flokët biondë platin çdo javë.
Ai portretizoi rolin e antagonistit me flokë bjondë, Draco Malfoy në ekskluzivitetin e Harry Potter.
Në realitet, aktori Tom Felton ka flokë kafe.
Aktori pranoi se lyerja e flokëve në platin për rolin e tij ishte gjëja më pak e pëlqyeshme për të.
Në një intervistë tjetër, ai zbuloi se për këtë rol duhej t’i lyente flokët çdo javë dhe kjo është arsyeja pse u qetësua kur mbaroi e gjitha.
“Kam menduar se është modeli më i shëmtuar i flokëve që kisha parë ndonjëherë.”
Asnjëherë një prerje flokësh nuk ka fituar kaq shumë vëmendje dhe popullaritet sa modeli i flokëve të Rachel Green në Friends.
Megjithatë, Jennifer Aniston nuk ishte aspak fanse e modelit të saj të flokëve, përkundrazi ajo u shpreh se ai model i dukej më i shëmtuari që ka parë ndonjëherë tek dikush.
Atij iu tha se duhet të buzëqeshte më shumë, ose në të kundërt do të humbiste punën.
Aktori anglez u bë i famshëm falë rolit të tij të vampirit në Twilight, bazuar në serinë e romaneve me të njëjtin titull.
Robert Pattinson tregoi se producentët donin që ai të ishte një version më i ndritshëm i personazhit të errët të librit.
Mirëpo, ai bëri krejt të kundërtën dhe e luajti rolin me vrull të madh.
Erdhi në një pikë ku atij i thanë se duhet të bëjë të kundërtën e asaj që po bënte ose do të pushohej menjëherë.
Karakteri i personazhit të tij, nuk i pëlqente aktorit
Që nga viti 2018, aktori Penn Badgley ka luajtur Joe Goldberg, protagonistin e serialit, You.
Joe është një ndjekës i fiksuar që bën gjëra të tmerrshme gjatë serialit.
Megjithatë, për shkak të popullaritetit të shfaqjes, shumë njerëz janë adhurues të personazhit.
Por Badgley vetë ka zbuluar se nuk ishte adhurues i karakterit të tij, duke thënë se ka shumë gjëra që nuk i pëlqejnë tek ai, madje nuk i pëlqen pothuajse i gjithë personazhi.
Pelerina që vishte aktori kishte një erë të tmerrshme
Për disa vite, Kit Harington luajti Jon Snow, një nga personazhet kryesore në serialin hit, Game of Thrones.
Duke ardhur nga toka e ftohtë e Winterfell, shpesh e shihnim atë të veshur me pelerinën e tij të errët dhe të zezë.
Në një intervistë televizive, aktori anglez u ankua për këtë kostum, duke thënë se peshonte një ton dhe se kishte erë të tmerrshme.