
Nga frika se do të vriten, ukrainasit u shënojnë fëmijëve të dhënat në trup
Që nga fillimi i luftës, ukrainasit janë përballur me shumë bombardime nga ushtria ruse ku deri më tani shumë civilë kanë humbur jetën mes tyre edhe fëmijë. Mediat e huaja kanë publikuar ditën e sotme disa foto në rrjetet sociale ku duket se prindërit ukrainas po ju lënë të dhënat fëmijëve të tyre në trup që në rast se ata do të vriten të jetë e garantuar siguria e fëmijëve.
Imazhet tronditëse tregojnë se nënat dhe baballarët po shkruajnë numra në rrobat dhe kurrizin e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata të mund të shpëtohen nëse mbeten jetimë gjatë konfliktit.
“Nënat ukrainase po shkruajnë kontaktet e tyre familjare në trupat e fëmijëve të tyre në rast se ata vriten dhe fëmija mbijeton. Dhe Evropa është ende duke diskutuar gazin,” shkruajnë në rrjetet sociale zyrtarë të ndryshëm.