Nga Blake Lively tek Bella Hadid, si u veshën të famshmit në “Met Gala 2022”

Pas fustanit të Kim Kardashian, aq të komentuar për nga historia me Marilyn Monroe, të tjerë të famshëm kaluan në tapetin e kuq të Met Gala 2022 dhe u futën në lupën e stilistëve dhe ‘kritikëve’.

Mediat ndërkombëtare rozë kanë publikuar fotot e disa të famshmëve, duke zbuluar edhe markat e fustaneve apo kostumeve që kishin zgjedhur të vishin.

1-Blake Lively e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds. Ajo u shfaq me një fustan mahnitës nga atelieja Versaçe.

2-Billie Eilish, me një fustan të gjelbër të zbukuruar me dantellë tek mëngët, nga marka e njohur Gucci.

3-Cynthia Erivo, me një fustan të bardhë, me dizajn dhe të tejdukshëm.

4-Cardi B shfaqet e shoqëruar me Donatella Versaçe-n, e komentuar me veshjen e një Perëndeshe, një fustan ngjyrë ari me detaje të zinxhirëve dhe rrjetës.

5-Gigi Hadid u shfaq me latex të ngushtë, me ngjyrë të kuqe gjaku, me një bust korse nga Versaçe dhe pelerinën e fryrë që e pengoi të ecte me lehtësi.

6- Bella Hadid, tërhoqi vëmendjen me makeup-in natyral, por më shumë me veshjen e zezë prej lëkure që i rrinte ngushtë pas trupit. Veshja nga marka Burberry, kishte detaje si busti, korseja, dhe getat prej dantelle, si dhe detajet me aksesorë tek këmbët.

7-Elon Musk u shfaq me nënën e tij, Maye Musk një ish-modele, e stolisur me perlat Chopard dhe bizhuteri të tjera. Ndërsa vetë ai me një smoking klasik me detajin e bishtit pas.

8-Ariana DeBose u shfaq me një fustan Golden Moschino nga Jeremy Scott.

9-Megan Thee Stallion gjithashtu shkëlqeu me një fustan të Moschino.

Fustanet me ngjyra si gold apo metalike ishin ato që mbizotëruan më shumë në Met Gala 2022, ndërsa tek meshkujt kryesisht kostumet smoking klasik.

*Tibo News.