
Nga Biden te Blinken, lista e sanksioneve të Rusisë për zyrtarët perëndimorë
Rusia ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, djalit të tij, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, zyrtarëve të tjerë amerikanë dhe individëve të lidhur me ta, njoftoi ministria e Jashtme ruse. Në deklatarë thuhej se kjo masë është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofob të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA.
Ministria tha se do të preken edhe zyrtarë të tjerë amerikanë. Kjo lëvizje vjen pas sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë. Që me nisjen e pushtimit rus të Ukrainës, SHBA ka vendosur sanksione ndaj Putinit, zyrtarëve, dhe oligarkëve rus, si edhe sanksione të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, kryesisht të karakterit ekonomik.
Lista e zyrtarëve të sanksionuar nga Rusia:
Presidenti i SHBA Joe Biden
Sekretari i Shtetit Antony Blinken
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin
Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Gjeneral Mark Milley
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jacob Sullivan
Drejtori i CIA-s, William Burns
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki
Daleep Singh, zëvendës këshilltar i Bidenit për sigurinë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare
Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Poëer
Djali i Presidentit Biden, Hunter Biden
Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton
Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo
Reta Jo Lewis, presidente dhe kryetare e bordit të drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit