
Nga 6 qershori çmimet e bulmetit rriten sërish
Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit kanë lajmëruar rritje të re të çmimeve nga data 6 qershor në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë. Rreth 55 artikuj të qumështit të gjalpit, djathit, kosit etj do të rriten nga 10 deri në 50 për qind, sipas listës bashkëngjitur që një nga fabrikat e mëdha ka shpërndarë në pikat e pakicës në të gjithë vendin.
Kjo është rritja e katërt e çmimeve në mënyrë të organizuar brenda këtij viti. Sipas të dhënave nga lista bashkëngjitur rritjen më të lartë e ka pësuar çmimi i gjalpit, i cili për disa lloje pritet të jetë 50 për qind më i shtrenjtë pas 6 qershorit. Burimet nga tregu pohojnë se pas rritjes se çmimeve ka shumë arsye. Fillimisht energjia elektrike që u reflektua me herët gjatë vitit dhe tani rritja e kostos së lëndëve të para sidomos qumështit, në një kohë që numri i bagëtive në fermat e vogla po bie me shpejtësi.