Nga 2026, Katari do ta furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm

Ministria e Energjisë në Gjermani njoftoi se grupi amerikan “ConocoPhillips” dhe kompania “QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë ton gaz të lëngshëm, nga viti 2026. Kjo përkon me afërsisht tre për qind të nevojave vjetore të Gjermanisë për gaz

Nuk u dhanë detaje për çmimin. Ministri i Energjisë Al-Kaabi e quajti marrëveshjen një “angazhim ndaj popullit gjerman” dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera me qeverinë gjermane.