Nga 2022-shi targën mund ta bësh me emër! Ç’duhet të dinë tjetër shoferët

Nga viti i ri 2022 të gjithë shoferët e automjeteve do të kenë më shumë mundësi përzgjedhje lidhur me targat si dhe do të ketë disa risi të tjera.
Qeveria ka miratuar disa ndryshime, ku në to përfshihen targat e personalizuara me emra dhe fjalë, deri në 7 shkronja. Ndonëse kjo do të kushtojë më shumë. Pritet që brenda vitit të përcaktohen edhe këto tarifa.

Konkretisht çfarë duhet të dinë shoferët?

-Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm

-Targë e personalizuar me deri në 7 karaktere (numra ose gërma). Do të jetë e transferueshme nga mjeti në mjet.

-Për herë të parë do ketë format të targave amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm, kundrejt tarifës ekstra!

– Targat e motoçikletave do jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet! Tarifat e njëjta me sot!

– Çdo mjet rrugor i pajisur me targa para datës 01.03.2010 (me targa modeli i vjetër), që paraqitet pranë zyrave të DPSHTRR për të marrë një shërbim që lidhet me mjetin, duhet të ndryshojë targat e mjetit rrugor në targa të modelit të ri)!

Nga DPSHTRR theksohet se në vijim do të publikohen të plota aktet rregullatore, caktimi i tarifave, investimet dhe zhvillimet informatike.
Sipas DPSHTRR, të ardhurat ekstra do të shërbejnë për modernizimin e DPSHTRR dhe për projekte e programe.

Kliko këtu për njoftimin e plotë.