Nga 10 maj, Shqipëria merr vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se duke nisur nga nesër vaji i lulediellit do të vijë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut në kuadër të bashkëpunimit nga nisma “Ballkani i Hapur”. Importuesit më të mëdhenj të vajit paralajmëruan se që nga muaji qershor në vend do të fillojë të ndihen kufizimet e vajit ushqimor, për shkak të rënies të lartë të ofertës në tregjet Europiane.

Pas shumë shteteve në Europë, që kanë vendosur kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete, në tregun shqiptar të parët që po vuajnë kufizimet e furnizimeve janë tregtarët e vegjël.