Nga 1 qershori nuk lejohen më qeset plastike

Nga 1 Qershori, nuk do të lejohet më përdorimi i qeseve plastike nga subjektet apo qytetarët.

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro thotë se nisma do të kryhet nën një monitorim të rreptë, e për shkelësit ligji parashikon edhe ndëshkime.

Por jo të gjitha qeset plastike do të hiqen nga përdorimi.

Ligji për ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të qeseve plastike është në fuqi prej muajit Mars, megjithatë u krijua një hapësirë 2 mujore për këshillimin e subjekteve tregtare.

*Tibo News.