Nga 1 prilli vizat turistike për në SHBA do të jenë 10-vjeçare

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim jep një lajm për shqiptarët.

Ajo ka njoftuar se duke nisur nga data 1 prill, vizat turistike 3-vjeçare do të bëhen 10 vjeçare, duke e bërë më të lehtë për shqiptarët të cilët kanë të njohur në Amerikë, apo nëse duan të vizitojnë vendin herë pas here.

Në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane shkruan:

“ Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!”.