Nga 1 nëntori hyjnë në fuqi masat e reja për targat në Kosovë

Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë së vendit, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.

Sipas propozimit, sanksione do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe. Deri më datë 21 nëntor do të vlejë vetëm masa e qortimit ndërsa nga  21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes dhe deri më 21 prill do të ketë targa provuese.