Nga 1 marsi hiqet karantina për ata që shkojnë në Itali

Duke filluar nga data 1 Mars, të gjithë udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë më e nevojshme të karantinohen në mbërritje.

Qeveria italiane ka vendosur që të lehtësohen masat për të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga jashtë Bashkimit Europian.

Sipas vendimit të ri, mjafton vetëm pasaporta COVID me dy doza e vaksinës për të hyrë në territor.  Ndërsa ata që nuk janë të vaksinuar, nuk është e nevojshme të kenë pasaportën e vaksinimit, por mjafton një test PCR negativ.

Ky vendim i Italisë pason edhe një sërë vendesh tw tjera tw BE-së që kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID.