Nga 1 maji nis ‘epoka’ e shërbimeve pa sportele

Duke filluar nga 1 maji do të mbyllen sportelet në institucionet shtetërore, për t’i hapur rrugë ‘epokës’ së shërbimeve pa sportele ku të gjitha shërbimet do të merren online.Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin informues të mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimin e tyre online.

Sipas Ramës, Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale. Kreu i qeverisë shtoi se me revolucionin digjital, do të mbarojnë rradhët apo zvarritjet e qytetarëve nëpër institucionet shtetërore.