
Neymar, baba për herë të dytë
Futbollisti brazilian, Neymar dhe e dashura modele Bruna Biancardi janë në pritje të një fëmije.
Biancardi ka postuar disa foto ku sportisti vendos dorën, e puth dhe vë veshin tek barku.
“Ne po ëndërrojmë për jetën tënde, po planifikojmë ardhjen tënde dhe duke ditur që je këtu për të kurorëzuar dashurinë tonë, i bën ditët tona shumë më të lumtura. Do të vish në një familje të mrekullueshme me një vëlla, gjyshër, halla, dhe xhaxhallarë. Të dua shumë! Eja sa më shpejt, mezi po të presim!” –shkruhet në postimin e Biancardi.
Për futbollistin, ky do të jetë fëmija i parë me Biancardin. Ai është gjithashtu babai i Davi Lucci, i cili lindi më 24 gusht 2011, kur Neymar ishte në një lidhje me Carolina Dantas.
Nga ana tjetër, as marrëdhënia me Bruna-n nuk ka qenë gjithnjë e qetë pasi ata janë ndarë në gushtin e 2022-shit, ku më pas u ribashkuan në ditëlindjen e futbollistit.