Neutralizohen disa vatra zjarri në ishullin e Sazanit

Përmirësohet situata e zjarreve në ishullin e Sazanit.

Forcat e Armatosura kane mundur të neutralizojnë 14 vatra zjarri në ishull mbrëmjen e së hënës.

Pas tre ditësh në luftë me flakët, efektivët kanë mundur të venë nën kontroll disa vatra, ndërsa po vijon operacioni për izolimin e plotë të flakëve dhe krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse.

Zjarri në ishullin e Sazanit u favorizua nga bimësia e dendur dhe era e fortë, të cilat vështirësuan ndërhyrjen e trupave të ushtrisë, të angazhuara për shuarjen e flakëve.

Rreziku më i madh janë municionet e pashpërthyera, që kanë mbetur aty prej kohës kur ishulli shërbente si një bazë ushtarake.

*Tibo News