Netflix sjell “Purple Hearts” për të gjithë romantikët

Për të gjithë të apasionuarit e filmave romantikë, ky duket se është momenti.

Netflix ka sjellë “Purple Hearts” dhe duket se ka tejkaluar pritshmërisë e çdokujt.

Edhe në rrjetet sociale si “TikTok”, ka pasur reagime të shumta me plot vlerësime.

 

Filmi ka të bëjë me një histori dashurie të vjetër sa koha.

Cassie është një këngëtare që punon në një bar, që ndonjëherë e lejon grupin e saj të performojë një këngë çdo të premte.

Ajo ka diabet të tipit I, por arti i saj nuk e përballon sigurimin e saj shëndetësor.

Luka, nga ana tjetër, u bashkua me marinsat për një fillim të ri dhe për të fituar respektin e babait të tij, por ai i detyrohet ish-tregtarit të tij një shumë të majme parash.

Pavarësisht  të gjithave dallimeve, një muzikante dhe një ushtar dashurohen marrëzisht me njëri-tjetrin, paçka se nisi si një “përfitim”.

Filmi është i bazuar në një roman të Tess Wakefield dhe i ngjan një telenovele që ka të bëjë me një martesë ushtarake, e cila është lidhur prej përfitimeve.

 

“Purple Hearts” është mjaft prekës dhe disa njerëz sugjeruan të mbani farsoletat afër vetes për gjithë herët që do ju rrjedhin lotët nga historia.

Më poshtë do të gjeni trailerin, për një njohje të parë dhe fill pas kësaj keni ftesën për ta parë të plotë, në Netflix.