Netflix pezullon xhirimet e “The Crown” pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Netflix ka pezulluar xhirimet e dramës së saj mbretërore britanike “The Crown” pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Shfaqja e mirënjohur aktualisht është duke filmuar sezonin e saj të gjashtë, duke përshkruar jetën e monarkes së ndjerë gjatë dekadave të shumta gjatë sezoneve të mëparshme.

“Si shenjë respekti, xhirimet në “The Crown” u pezulluan,” tha një zëdhënëse e Netflix.

Seriali fitues i çmimeve Emmy filloi në sezonin e tij të parë me martesën e Mbretëreshës Elizabeth me Princin Philip në 1947.

Një sezon i pestë do të publikohet në nëntor dhe pritet të përshkruajë ngjarjet e viteve 1990 që përfshijnë monarkinë, duke përfshirë vdekjen e Princeshës Diana, me Imelda Staunton që hyn në rolin e Mbretëreshës.

Netflix nuk ka publikuar detaje rreth sezonit të gjashtë, por pritet të portretizojë ngjarjet më të fundit duke përfshirë pasojat e vdekjes së Dianës në një aksident fatal me makinë dhe ndikimin në familjen mbretërore.

Njoftimi erdhi ndërkohë që yjet dhe drejtuesit e Hollivudit nga Netflix dhe studio të tjera të mëdha u mblodhën në Toronto për festivalin ndërkombëtar të filmit të qytetit.

Teatrot fikën ekranet e tyre të ndriçuara në qytetin kanadez për të shënuar vdekjen e monarkues së Commonëealth, ndërsa flamujt u ulën dhe kulla e famshme CN gjithashtu zbeu dritat.

Ish-ylli i “Harry Potter” Daniel Radcliffe ishte ndër yjet që nderuan vdekjen e Mbretëreshës në festival, duke u thënë gazetarëve se mungesa e saj ndihej, çuditërisht e paimagjinueshme dhe surreale tani.

.