
Netflix pezullon transmetimin e filmave rus
Gjigandi i transmetimit “Netflix” ka njoftuar s`e ka pezulluar të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme nga Rusia. Kompania tha se po vlerësonte ndikimin e pushtimit në Ukrainë.
Xhirimet e serialit rus Zato të ndërpriten. Edhe kompania e kompjuterave Oracle gjithashtu ka pezulluar operacionet në Rusi.
Dy kompanitë më të fundit të teknologjisë amerikane kanë ndërmarrë veprime kundër Rusisë pasi sulmet në qytetet e Ukrainës janë përshkallëzuar.
Të martën Apple njoftoi gjithashtu se po ndalonte shitjet në Rusi.
Zëvendësministri Alexander Bornyakov i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina ka kërkuar ndihmë nga 50 kompani të ndryshme – në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Rusisë.
Ditët e fundit, markat globale, duke përfshirë Shell, Nike, dhe Boeing kanë ndërprerë lidhjet ose kanë pezulluar përkohësisht shitjet në Rusi.
Të mërkurën, presidenti Vladimir Putin diskutoi me presidentin e Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve për të minimizimin e ndikimit të sanksioneve të shpallura deri më tani.
Një zëdhënës i Netflix ka deklaruar se ne nuk ka plane për të shtuar kanalet shtetërore ruse në shërbimin e tyre.