Netflix humb 1 milionë abonentë

E njohur prej kohësh si platforma më e përdorur për filma dhe seriale, kohëve të fundit, “Netflix” po përballet me vështirësi në mbajtjen e emrit të krijuar.

Kjo platformë ka humbur pothuajse 1 milionë abonentë mes muajit prill dhe korrik.

 

Megjithatë kjo shifër nuk ishte aq sa frikësohej ky gjigand i transmetimit.

Shefi ekzekutiv i firmës, Reed Hastings u pyet se çfarë e ndaloi rënien e mëtejshme të abonimeve.

 

“Nëse do të përmendja vetëm një gjë, do të ishte seriali “Stranger things” “- u shpreh Hastings.

 

Sezoni i dramës ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm dhe ka ndihmuar në qëndrimin e klientëve të Netflix.

Humbja e abonentëve pasoi me lajme për shkurtime në vendin e punës dhe rënie e çmimit të aksioneve të tij.

 

Netflix prej vitesh ka gëzuar një sukses të jashtëzakonshëm dhe gjendja e tanishme është ndryshim i pazakontë për ta.