
Netflix anulon sezonin e ri të “Resident Evil”
Netflix vendosi t’i japë fund prodhimit të “Resident Evil”, i cili ishte një serial i zhanrit aksion & horror dhe bazohej në ekskluzivitetin e njohur të video-lojërave, pas vetëm një sezoni. Ky serial si fillim u publikua më 14 korrik, por nuk rezultoi mirë në “Top 10” të Netflix. Ndërkaq shikueshmëria është kritet kryesor në vendimet që merr transmetuesi për vazhdimin apo ndërprerjen e projekteve.
“Resident Evil” u publikua në të njëjtin hark kohor me hitin “Stranger Things” ndaj në një mënyrë, funksionoi disi në hije të këtij të fundit.“Resident Evil” arriti të debutonte në vendin e dytë me 72.7 milionë orë shikime në fundjavën e parë. Megjithatë, nuk bëri një hap të madh në javën e dytë, pasi mblodhi 73.3 milionë orë shikime, nga ku më pas përfundoi në vendin e tretë dhe më pas doli nga “Top 10” vetëm pas tre javësh.
Për realizimin e serialit “Resident Evil”, Netflix u sigurua të mblidhte një kast tërheqës dhe të larmishëm, me të cilët kanë për qëllim të punojnë në të ardhmen. Me njërën prej aktoreve po ndodh kështu, pasi Paola Nunez shfaqet në “Fall of the House of Usher” dhe në “Fuga De Reinas”, të dyja këto seriale të Netflix.