
Nestle rrit fitimet pavarësisht inflacionit
Kompania e drithërave, kafesë dhe çokollatave Nestle duket se nuk po vuan nga efektet e inflacionit, përkundrazi.
Gjiganti zviceran raportoi këtë javë rritjen më të madhe të të ardhurave në 14 vitet e fundit.
Sipas raportimeve për nëntë muaj e vitit 2022 kompania arriti mbi 69 miliardë dollarë të ardhura, duke tejkaluar parashikimet e saj vjetore.
Por pjesa më e madhe e rritjes së të ardhurave erdhi nga rritja e çmimeve, megjithëse vëllimi i mallrave të shitura gjithashtu u rrit.
Si rezultat, prodhuesi i kafesë Nescafe dhe çokollatave KitKat po rrit perspektivën e saj për vitin.
Tani ajo pret rritje prej rreth 8% për vitin 2022, pak më shumë se objektivat e mëparshme të cilat nuk ishin pozitive.
Megjithatë, kriza e kostos së jetesës e ka shqetësuar kompaninë Nestle.
Shefi ekzekutiv Mark Schneider e quajti situatën e këtij viti si “sfiduese”.
Ai thotë se klientët përballen me një humbje të fuqisë blerëse për shkak të inflacionit. Kjo e bën përcaktimin e çmimeve si një akt balancues për firmën.
Ajo dëshiron të mbrojë marzhet e saj të fitimit, por jo të rrisë çmimet aq shumë sa konsumatorët të ndalojnë së bleri.
Aksionet e Nestle ishin përgjithësisht të pa-lëvizura në bursa para publikimit të raportit. Situata mendohet të ndryshojë ditët në vazhdim.
*Tibo News.