
Nesër takimi i shumëpritur Biden dhe Xi në Kaliforni
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Presidenti Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping do të diskutojnë lidhur me përmirësimin e komunikimit si edhe lidhur me konkurrencën mes dy vendeve këtë javë gjatë bisedimeve në kuadër të takimit të nivelit të lartë të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).Takimi i së mërkurës në San Francisko do të jetë i pari midis dy udhëheqësve prej një viti dhe ka si synim të zbusë tensionet mes dy superfuqive.Sullivan tha se presidenti Biden shkon në takim në pozita të forta, pasi Shtetet e Bashkuara kanë arritur “rimëkëmbjen më të fuqishme dhe inflacionin më të ulët të çdo ekonomie udhëheqëse”.
Ai shtoi më tej se, Uashingtoni pret rezultate konkrete nga takimi dhe shpreson të shohë përparim në rivendosjen e lidhjeve ushtarake me Kinën dhe në luftën ndaj tregtisë së fentanilit.