Nëse Vladimir Putin do ishte grua…

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte një grua”. Deklarata vjen nga kryeministri britanik Boris Johnson i cili shton se pushimi tipik ‘maço’ nga ana e Putin në Ukrainë është shembull i maskunilitetit toksik. Ai bëri thirrje për më shumë gra në pozitat e pushtetit.

Komentet e Boris Johnson vijnë në vazhdën e samitit të NATO-s në Madrid, ku aleatët do të diskutojnë se si t’u përgjigjen kërcënimeve të ardhshme. Johnson do iu bëjë thirrje anëtarëve të tjerë të aleancës mbrojtëse që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Shpenzimet e mbrojtjes së Britanisë parashikohen të arrijnë 2.3% të PBB-së – një masë kryesore e të ardhurave vjetore të një vendi këtë vit si rezultat i investimeve në industrinë e mbrojtjes dhe 1.3 miliardë paund mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Disa vende të tjera që përbëjnë aleancën nuk e kanë përmbushur objektivin vjetor prej 2% të vendosur nga NATO.

Të martën, Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace, i kërkoi Johnson-it të rrisë edhe më tej shpenzimet për forcat e armatosura të vendit, duke theksuar kërcënimet që mund të vijnë në të ardhmen nga Rusia.

*Tibo News